Aktualitet

Flet për ligj dhe drejtësi, Borchardt thyen rregullin në mes të Tiranës (FOTO)

28 Maj 2019, 09:24 Nga DOSJA
Flet për ligj dhe drejtësi, Borchardt thyen rregullin në mes

Tiranë- Bernd Borchardt, kreu i OSBE-së në vendin tonë është shfaqur së fundmi duke ecur në rrugët e Tiranës.

Me një dosje në dorë, i menduar ai kalon rrugën duke shkelur rregullat e qarkullimit.  Edhe pse semafori është ende me të kuqe, ai në foton e mëposhtme shfaqet në mes të rrugës duke ecur.  Mesa duket shkelja e këtij rregulli nuk i bën përshtypje ambasadorit.

Bernd Borchardt ka kaluar me të kuqe semaforin pranë godinës së Kuvendit në Tiranë, në një ditë të bukur me diell.

Theksojmë se ai gjithmonë flet për drejtësi dhe ligj në daljet e tij publike por këtë herë ndoshta nga vapa apo mendimet e thella s’ka pasur shumë mendjen tek rregulli.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet borchardt thyen rregullin kreu i osbe kalon me semafor të kuq borchardt thyen rregullin kreu i osbe kalon me semafor të kuq

Sondazh

Poll