Aktualitet

EMRAT për ‘Zonat e nxehta’! ‘Furtunë ndryshimesh’ në kupolën e Policisë së Shtetit, Gjovalin Loka merr në drejtim

5 Korrik 2021, 07:55 Nga DOSJA
EMRAT për ‘Zonat e nxehta’! ‘Furtunë

TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit ka vendosur të bëjë një ristrukturim të kupolës së bluve. Konkretisht mësohet se Veliu ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror, siç edhe u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas ngjarjeve të bujshme që kanë tronditur vendin. Një prej tyre, masakra e Velipojës që la pas katër të vrarë, mes tyre edhe kamaerieri i pafajshëm Musaen Zeneli.

Tani drejtimin e Shkodrës e ka marrë Skënder Hita. Pas largimit të Niko Brahimajt, Hita që ishte zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër do të jetë në krye të Policisë së Shkodrës. 

Vetë Brahimaj është transferuar dhe emëruar Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Ndërsa drejtimin e Vlorës, një tjetër qark mjaft problematik kur bëhet fjalë për kronikën e zezë e ka marrë Bledar Çeliku. Më herët Çeliku ishte Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Në krye të Fierit është vendosur Ferdinant Mara, i cili ka qenë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Vendin e tij në Korçë e ka zënë Ardian Çipa, i cili deri tani ka qenë në Akademinë e Sigurisë.

Gjovalin Loka, ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë është emëruar Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë. Vendin e tij në Durrës e ka zënë Oltion Bistri, i cili ka qenë shefi i Komisariatit të Policisë Nr.2 në Tiranë.

Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës. Vendin e tij e ka zënë Edmond Tarkaj, deri tani drejtor i Policisë Rrugore.

Dhimitraq Ziu, deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore. Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ristrukturohet policia e shtetit ristrukturohet policia e shtetit

Sondazh

Poll