U mbyllën markatën, tregtarët dalin në protestë në Durrës: Shikoni plehrat, nuk punohet këtu. Kryebashkiaken e pamë vet
5 Korrik 2021, 07:35Nga DOSJA
DURRËS– 350 tregtarë që operojnë në markatën e fruta-perimeve të qytetit të Durrësit kanë dalë të protestojnë pasi janë sportuar në vendin e njohur si “Sheshi i rërës”. Ata tregojnë se në vendin ku ndodhet markata po bëhen punime, ndërsa vetë tregtarët janë lënë në këtë shesh të mbushur me mbeturina dhe pa asnjë kusht minimal higjiene.
Tregtarët refuzojnë të punojnë në këto kushte dhe shtojnë se më mirë do të ishte që ata të rrinin në shtëpi derisa të mbaronin punimet për markatën dhe më pas të dilnin në punë ashtu siç duhet. Kjo situatë, sipas tregtarëve do të ndikojë edhe në rritjen e çmimeve të produkteve.
Për kryetaren e Bashkisë Durrës, Emirjana Sako, tregtarët shprehen se ata e kanë parë vetëm gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, për votën dhe më pas nuk kanë dëgjuar më për të.
“Këtu nuk punohet, siç e shikoni, këtu nuk ka higjienë. Ne produktet i blejmë sot dhe i hedhim në darkë se na prishen. Nuk ka as ujë këtu, nuk ka asnjë kusht higjiene. Shikoni mbeturinat. Ne pritëm se na thanë do bëhet markata. Na kanë nxjerrë në këtë vend të hapur këtu ku nuk rri as kafsha. Ne kemi marrë fund, nuk na i hedh sytë skush. Çfarë bashkie? Erdhi ajo për votën dhe se ka parë më me sy askush. Ne duam që të rregullohet markata, por më mirë të rrimë në shtëpi se sa të vijojmë të jetojmë këtu në këtë pikë të diellit. Ne markata e dimë që do bëhet, por nuk ke besë tek ta, mund ta bëjnë edhe pallat. Kemi dëgjuar një llaf që për tre muaj mbaron çdo gjë, por këtu te ‘Sheshi i rërës’ nuk rrihet,”- shprehen tregtarët.
(f.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– 245-vjetori i Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka ‘ndezur’ Tiranën. Dita e shënuar e SHBA-ve është festuar me mjaft entiziasëm...
TIRANË– Moti sot sjell surpriza. Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës do të jetë e përfshirë nga kthjellimet në të gjithë vendin tonë dhe temperaturat do t...
TIRANË– Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Në faqe të parë të Dosja.al ndodhet reagimi i kryedemokratit Lulzim Basha mbi ope...
SLLOVAKI– Sllovakia ka ndryshuar rregullat për të gjithë qytetarët që do të duan të futen në këtë vend. Mediat lokale shkruajnë se përsonat e pavaksinuar që dua...
TIRANË– Situata kaotike e krijuar me menaxhimin e mbetjeve në Bashkinë e Durrësit edhe pse mori një zgjidhje momentale duket se ende nuk ka marrë dre...
TIRANË– Anulohet koncerti i Vikena Kamenicës dhe Kastriot Tushës tek Ministria e Brendshme. Artistët kanë kërkuar leje tek Bashkia e Tiranës për një ...
ITALI– 5 të rinj, të specializuar në vjedhje kanë rënë në prangat e Policisë italiane, pasi akuzohen për disa grabitje në qytetin e Bolognas. Këtë herë ...
VLORË– Edhe sot, qytetarët janë përballur edhe ditën e sotme me radhë të gjata kilometrike në aksin Radhimë-Vlorë teksa ktheheshin nga bregdeti. Si&c...