Aktualitet

Skënder Gjinush sfidon kritikët: Në shkencë jam si Zinedin Zidan, s’luaj më futboll por jam trajner (VD)

28 Maj 2019, 08:33 Nga DOSJA
Skënder Gjinush sfidon kritikët: Në shkencë jam si Zinedin

Tiranë-Ditën që u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi pati një debat me gazetarët, ku u shpreh ndaj njërit prej tyre se të shkonte të mjekohej se ishte i eksituar, ka ardhur edhe reagimi qytetar. (lexo këtu)

Por në lidhje me këtë dekalaratë seksiste Skënder Gjinushi është shprehur se kjo deklaratë është keqinterpretuar.  Ai thekson se në bashkëbisedim përdori kriterin e proporcionalitetit, duke nënkuptuar se incidenti mes tyre ndodhi pasi gazetarja ishte e revoltuar.

Në emisionon “Politika online”  kritikëve për marrjen e këtij posti, ai iu është përgjigjur se ndihet si Zinedin Zidan, që nuk luan më futboll, por është trajner. “Shkencë jam si Zinedin Zidani, nuk luaj futboll por jam trajner”, shprehet ai.

Përsa i përket takimit me Edi Ramën në cilësinë e kreut të Akademisë së Shkencave, ai shprehet e ka këshilluar kryeministrin që zgjidhja me opozitën të gjendet me dialog dhe më pas të merren masa.

Për këtë përzgjedhje ka reaguar edhe pedagogia Dhurata Shehri, e cila shprehet se ka gabuar rëndë pasi ka menduar se kishte mbetur ende ndonjë akademik në Shqipëri. Ajo ka publikuar një CV të Skënder Gjinushit dhe shprehet me ironi se ku e ka kontributin shkencor ai në 30 vitet e fundit.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjinushi kritikëve skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave gjinushi kritikëve skender gjinushi zgjedhjet ne akademine e shkencave

Sondazh

Poll