Bota

Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të padisë Serbinë për gjenocid

4 Korrik 2021, 20:50 Nga DOSJA
Palmer: Kosova duhet të ketë argumente para se të padisë

PRISHTINË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid. Por ky paralajmërim i Kurtit është marrë me rezerva nga zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew Palmer. Ky i fundit tha se një qasje e tillë nuk e ndihmon dialogun Kosovë – Serbi.

Në një intervistë për RTV21, Palmer tha se të dy palët duhet të fokusohen te e ardhmja e jo te e kaluara, ndërsa shtoi se për një padi të tillë, Prishtina zyrtare duhet që të ketë fakte të pakundërshtueshme. 

“Mendoj se qasja e tillë nuk do të kontribuojë për zgjidhjen e problemeve mes Serbisë dhe Kosovës. Dëshirojmë që jo vetëm për çështjen e Serbisë dhe Kosovës por edhe për gjithë rajonin, palët të fokusohen më shumë në të ardhmen, e jo në të kaluarën. Është e rëndësishme që të gjinden pika të përbashkëta me Serbinë për ardhmërinë e Kosovës, të arrihet marrëdhënie normale dhe të gjejnë mënyrë për të bërë përparim. Nëse Kosova dëshiron të shkojë në gjykatë, kjo është e drejta e saj sovrane, por ne duam që ti përkushtohen dialogut dhe të arrijnë marrëdhënie normale me Serbinë. Duhet të kenë argumente para se të parashtrojnë padi. Është e komplikuar . Ne dëshirojmë Kosova dhe Serbia, përmes dialogut të ndihmuar nga BE, të përparojnë dhe të krijojnë mundësi për raporte më normale,”- tha ai.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni matthew palmer matthew palmer

Sondazh

Poll

Bota 4 Korrik 2021, 20:19

SHBA- Departamenti i Arsimit i shtetit të New Jorku-t ka nisur hetimet për drejtoreshën e një shkolle fillore ‘Robert C. Dodson’. Dailymail raporton se hetimi f...

Bota 4 Korrik 2021, 20:03

Kosova e harron demarkacionin me Malin e Zi

Janë bërë tre vjet që nga ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe ende ky proces nuk mund të konsiderohet i përfundua...