Analiza: Përhapja e variantit Delta në Kaliforni dhe përdorimi i maskave
Në Kaliforni, zyrtarët e shëndetit të Los Anxhelesit kanë këshilluar banorët që të përdorin maskat në hapësirat e brendshme publike, ndërsa ai shtet përballet me shtimin e rasteve të variantit Delta të koronavirusit. Për shkak të përhapjes së shpejtë të atij varianti në Kaliforni, zyrtarët këshillojnë që edhe individët e vaksinuar duhet të mbajnë masaka në ambjentet e brendshme publike.
Këshilla shëndetësore vjen vetëm dy javë pasi autoritetet e Kalifornisë kishin hequr shumicën e kufizimeve të koronavirusit në atë shtet. Departamenti i Shëndetësisë në Los Angeles e dha rekomandimin për përdorimin e maskës në ambjentet e brendshme publike përmes një postimi në rrjetin Twitter me 28 qershor. Lajmi habiti dhe zemëroi shumë banorë në Los Angeles. Kaylie është një prej tyre. Ajo i tha Zërit të Amerikës se kishte besim të plotë tek vaksinat.
“Jam vaksinuar. Besoj se nëse të gjithë njerëzit janë të vaksinuar nuk është i nevojshëm përdorimi i maskës. Vaksinimi më ka dhënë lirinë për të marrë frymë lirisht kur futem në dyqanin e ushqimeve.”
Megjithatë, shumë banorë janë duke ndjekur udhëzimet dhe ndjehen të shqetësuar nga variantet e reja të virusit.
“Ndoshta po nëse ata rekomandojnë. Nuk jam i vaksinuar, por nëse sugjerojnë unë do ta bëj atë”, thotë për Zërin e Amerikës Igori, banor i qytetit Los Angeles.
Në maj, rreth 4% e të infektuarve kishin variantin delta të koronavirusit, duke shkuar në 14.5% gjatë qershorit. Dr. Alexander Ljubimor i Qendrës Mjekësore Cedars-Sinai foli për Zërin e Amerikës përmes rrjetit Skype.
“Ky variant është shumë më ngjitës, le të themi se gripi i zakonshëm. Varianti Delta ka tipare më të zakonshme me proteinat njerëzore ndaj është kaq ngjitës.”
Profesori i Epidemiologjisë në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles Timothy Brewer thotë për Zërin e Amerikës se të dhënat nënvizojnë rëndësinë e vaksinimit.
“Lajmi i mirë është se të dhënat e deri tanishme, përfshirë vaksinat Pfizer dhe AstraZeneca janë ende efektive në parandalimin e shtrimit në spital dhe sëmundjes serioze nga varianti Delta. Lajmi i keq është se varianti është më infektues dhe përhapet më lehtë.”
Ekspertët thonë se varianti Delta është kryesisht i rrezikshëm për ata që nuk janë vaksinuar apo kanë marrë vetëm njërën dozë të vaksinës. Po ashtu të rrezikuar janë edhe ata që janë vaksinuar plotësisht por që vuajnë nga sëmundje kronike ose kan sistem imunitar të dobët. Kjo është arsyeja që zyrtarët këshillojnë përdorimin e maskës.
“Dihet që shumica e infektimeve me koronavirus ndodh në ambjentet e brendshme publike. Për ata që janë në natyrë dhe mbajnë distancë të madhe fizike, rreziku i infektimit është shumë i vogël. Por kur je brenda dhe ke përreth njerëz të tjerë për një kohë të gjatë, atëherë ka gjasa të ndodhin infektimet, ndaj përdorimi i maskës mund të ndihmojë parandalimin”, thotë profesori Brewer.
Ndryshe nga shtetet e tjera amerikane, banorët e Kalifornisë po vaksinohen. Pothuajse gjysma e popullsisë atje është vaksinuar plotësisht. Ekspertët besojnë se shkalla e lartë e vaksinimit do të bëjë që Kalifornia të mos mbyllet përsëri. Mbi 154 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht në Shtetet e Bashkuara.
Marrë nga VOA
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Operimi i Papa Françeskut, mjeku: Shkoi mirë, duhet të qëndrojë edhe për pesë ditë në spital
ITALI– Papa Françesku ka dalë me sukses nga operacioni që iu nënshtrua në spitalin Gemelli të Romës. Profesori Sergio Alfieri tha se operacioni në zorrën...
Kosova e harron demarkacionin me Malin e Zi
Janë bërë tre vjet që nga ratifikimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës dhe ende ky proces nuk mund të konsiderohet i përfundua...
Palmer e thotë shkurt e prerë: Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet
SHBA– Marrëveshja për Asociacionin duhet të zbatohet, ky është mesazhi nga Amerika për Kosovën dhe Serbinë. Zëvendësndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Mathew ...
Fshehu në banesën e saj deputetin e Agimit të Artë, flet ukrainasja që fshihte në shtëpi: Si mund ta nxirrja në rrugë?
GREQI– 52-vjeçarja nga Ukraina, e cila u dënua me dy vjet e gjysmë burg me akuzën se kishte ndihmuar nënkryetarin e Agimit të Artë, Christos Pappas...
‘Tragjedia me 4 të vdekur’/ Pamje nga zjarri shkatërrues në Qipro
GREQI- Katër shtetas egjiptianë humbën jetën, si pasojë e zjarrit që ka përfshirë Qipron. Flakët kanë përparuar dhe kanë lënë pas 55 mijë hektarë tokë të djegur...
Dje u zgjodh kryetar i PDK-së/ Memli Krasniqi u shkon për vizitë familjarëve të Hashim Thaçit e Kadri Veselit
PRISHTINË– Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka shkuar sot për vizitë tek familja e ish-presidentit Hashim Tha&cce...
“Ai qeshte si të ishte në shëtitje”/ Transferimi i vrasësit të Caroline për në Athinë, rrëfehet kapiteni i anijes:
GREQI- Vrasësi i Caroline, Babis Anagnostopulos u transferua me anijen “Natura” nga memoriali i gruas në GADA. Mediat e huaja kanë siguruar një intervistë me ka...
Ndryshimet klimatike: ‘Streha e fundit’ e ariut polar në oqeanin Arktik rrezikohet nga ngrohja
OQEANI ARKTIK- Një zonë e oqeanit Arktik kritike për mbijetesën e arinjve polarë po bëhet gjithnjë e më e ndjeshme nga ndryshimeve klimatike. BBC raporton se ng...
‘Ide idiote dhe e dëmshme’/ Parakalimi i ushtareve Ukrainase në taka në vend të çizmeve ushtarake ndez debat
UKRAINË- Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka ndezur një debat në lidhje me seksizmin pas shfaqjes së fotove zyrtare të parakalimit të ushtareve që kishin ...