Sport

FOTO/ Ukraina krenari kombëtare, kryeministri në rolin e kapitenit, mbledhje me ministrat të veshur me fanellat e përfaqësu

2 Korrik 2021, 16:50 Nga DOSJA
FOTO/ Ukraina krenari kombëtare, kryeministri në rolin e kapitenit,

UKRAINË-Qeveria e Ukrainës ka festuar kualifikimin historik të skuadrës së tyre për në çerekfinalet e kampionatit Europian duke zhvilluar një mbledhje të posaçëm.Kryeministri Denys Shmyhal kryesoi takimin i veshur me fanellën me numrin 7 të kapitenit Andriy Yarmolenko dhe ministrat e tjerë gjithashtu u paraqitën me fanellat e Ukrainës.

Para fillimit të Europianit, Ukraina ishte objekt diskutimi pasi në fanellat e tyre kishin vendosur edhe një pjesë të Krimesë, me shprehjen. “Lavdi Ukrainës!” dhe “Lavdi heronjve!” Protestat e Rusisë ishin të mëdha, aq sa detyroi UEFA-n që përfaqësuesja ukrainase të hiqte fjalët, duke e parë si politike.Andriy Shevchenko po mban gjallë ëndrrën e një vendi të tërë, jo vetëm adhuruesve të tij.

Pasi hyri në histori, duke prekur çerekfinalet e Botërorit si futbollist, por edhe të njëjtin raund të Kampionatit Europian si trajner, ish-ylli i Milanit, fitues i “Topit të Artë”, ka shënjestruar tashmë Anglinë. Nesër, kombëtarja ukrainase do të luajë kundër “Tre Luanëve” në stadiumin “Olimpico” të Romës, me oreksin për të përparuar më tej.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 ukraina euro 2020 ukraina

Sondazh

Poll