Sport

Xhaka po shndërrohet në lojtarin kyç jo vetëm në Europian, por edhe në merkaton e verës

2 Korrik 2021, 12:18 Nga DOSJA
Xhaka po shndërrohet në lojtarin kyç jo vetëm në

ZVICER – Pas një edicioni jo shumë të mirë me Arsenalin, Xhaka ka qenë lider i Zvicrës në kampionatin europian, “Euro 2020”.

Falë paraqitjeve fantastike, Roma dhe Juventusi janë duke garuar për t’i siguruar shërbimet e tij, pasi largimi nga Arsenali duket i sigurt. Por së fundmi, garës për transferimin e kapitenit të Zvicrës, i janë bashkuar edhe katër skuadra tjera të mëdha europiane.

Mediat e ndryshme në Angli dhe Itali, kanë raportuar se Manchester City, Liverpool, Tottenham Hotspur dhe Paris Saint Germain, gjithashtu janë duke monitoruar situatën e Xhakës.

Edhe pse flitej për një kalim të tij te Roma për 15 milionë euro, falë paraqitjeve të mrekullueshme në “Euro 2020”, Arsenali tani po pretendon të fitojë mbi 25 milionë nga largimi i prishtinasit.

Gjithsesi Roma vazhdon të mbetet skuadra favorite për t’i siguruar shërbimet e Xhakës, pasi dëshira e lojtarit është të punojë me Jose Mourinhon. Klubi italian besohet se ka marrëveshje personale me Xhakën.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll