Sport

FOTO/ “Erdha, pashë…” Lukaku si “gladiator” mbështetur nga Mertens, Belgjika i premton luftë It

2 Korrik 2021, 16:22 Nga DOSJA
FOTO/ “Erdha, pashë…” Lukaku si “gladiator”

BELGJIKË-Pesë vjet më vonë, do të jetë përsëri Itali-Belgjikë në një Kampionat Evropian. Nëse ndeshja e së premtes do të vlejë gjysmëfinalen e turneut, ajo e vitit 2016 ishte ndeshja e parë e Grupit E përfunduar 2-0 në favor të katër herë kampionëve të Botës.

Një përballje ku nuk ka favoritë, e ku pritet një përballje gladiatorësh ashtu sikurse premton edhe vetë përfaqësuesja belge. Kjo e fundit nëpërmjet faqes zyrtare ka postuar një foto ku duket Romelu Lukaku si gladiator në një arenë ku valëviten flamujt italianë.

Imazhi shoqërohet me mbishkrimin “Veni, vidi…” (Erdha, Pashë, Pushtova), teksti latin, në të cilin mungon vetëm folja “pushtova”, e përfaqësuar shoqëruar në këtë skenë nga dy shokët e skuadrës, përfshirë Dries Mertens, i cili mund të jetë titullar pas problemeve fizike të Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne.

 

Veni, vidi… ⚔?? #DEVILTIME #EURO2020 pic.twitter.com/Th0pk5Ehii

— Belgian Red Devils (@BelRedDevils) July 2, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika euro 2020 lukaku belgjika euro 2020 lukaku

Sondazh

Poll