Sport

Mourinho zbarkon në Romë, por karantinimi shtyn prezantimin

2 Korrik 2021, 05:32 Nga DOSJA
Mourinho zbarkon në Romë, por karantinimi shtyn prezantimin

ITALI – Në orët e drekës së djeshme, José Mourinho me gjasa ka zbritur në Romë për të filluar aventurën e tij si trajner i verdhekuqve. Sidoqoftë, nuk dihet nëse tekniku do të paraqitet të hënën apo më pas në klub për të bërë prezantimin.

Mou ishte në Portugali, por në dy javët e fundit, ai kaloi nëpër Londër për arsye personale dhe për shkak të variantit “Delta” të Covid-19, duhet t’i nënshtrohet një izolimi pesë-ditor nga mbërritja në Itali.

Roma ka lëvizur në këtë drejtim, pasi trajneri ka në zotërim një “Green Pass”, mund të bëjë një tampon molekular, pasi do të qëndrojë në Itali për arsye pune. Sidoqoftë, kërkohet një leje speciale për të shmangur karantinën, gjë që për momentin Ministria Italiane e Shëndetësisë nuk ka shqiptuar ende.

Pa një dritë jeshile, Mou do të duhej të izolonte veten për pesë ditë në hotel, ose në Trigoria dhe më pas të fillonte të punonte seriozisht pas një tamponi negativ. Një skenar që klubi kryeqytetas dëshiron të shmangë, si për të mos zhgënjyer pritjen e tifozëve, ashtu edhe për të mos shtyrë prezantimin zyrtar të tij në krye të Romës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport do të zbresë në romë green pass josë mourinho romes trigoria variantit “delta” të covid-19 do të zbresë në romë green pass josë mourinho romes trigoria variantit “delta” të covid-19

Sondazh

Poll