Sport

“Euro2020” / Kroos, ikona e mesfushës, i jep “lamtumirën” Gjermanisë

2 Korrik 2021, 13:25 Nga DOSJA
“Euro2020” / Kroos, ikona e mesfushës, i jep

GJERMANI – Pas eliminimit nga “Euro2020”, mesfushori Toni Kroos është tërhequr zyrtarisht nga kombëtarja e Gjermanisë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti i Realit të Madridit, me anë të një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Instagram”.

“Kam luajtur për Gjermaninë 106 herë. Nuk do të ketë një herë tjetër. Unë këtë vendim e kisha marrë për t’u tërhequr pas këtij turneu disa kohë më parë. Ishte e qartë për mua për një kohë të gjatë se nuk do të isha në Kupën e Botës 2022 në Katar.

Kryesisht dua të përqendrohem tek objektivat me Real Madrid në vitet që vijnë dhe do të kem mundësi të bëj ca pushime, të cilat nuk i bëja dot gjatë 11 viteve të kaluara. Gjithashtu, si bashkëshort dhe baba, do të doja të kaloja më shumë me familjen time.

Kështu ka shkruar mesfushori i “panzerave”, Toni Kroos, i cili e mbyll me kaq “historinë” e tij sportive me kombëtaren e Gjermanisë.

Gjatë kësaj karriere, kampioni i botës me Gjermaninë më 2014, ka realizuar 17 gola në 106 ndeshje të luajtura në radhët e “Die Mannschaft”. “Panzerat”, pas eliminimit nga “Euro2020”, tani humbin edhe një mesfushor, si Toni Kroos.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gjermaninë më 2014 kupën e botës 2022 në katar mesfushori toni kroos toni kroos gjermaninë më 2014 kupën e botës 2022 në katar mesfushori toni kroos toni kroos

Sondazh

Poll