Sport

Eleminuan Gjermaninë, Southgate prish rregullin, vendos që lojtarët të qëndrojnë një natë në hotel me partneret

2 Korrik 2021, 09:24 Nga DOSJA
Eleminuan Gjermaninë, Southgate prish rregullin, vendos që

ANGLI-Një javë përpara fillimit të kampionatit Europian, trajneri i Anglisë Gareth Southgate vendosi si rregull që bashkëshortet e lojtarëve të mos i vizitojnë ata. Duke se ky rregull është thyer, pasi pas fitores 2-0 ndaj Gjermanisë, tekniku 50-vjeçar ka vendosur që lojtarët të shijojnë një natë me familjet e tyre.Sipas “The Sun”, bëhet fjalë për vetëm për një natë dhe ato do të mjaftojnë për ta kualifikuar skuadrën në raundin tjetër. Ata duhet të shohin familjet e tyre.

Një tolerancë i tillë bie në kundërshtim me udhëzimet e UEFA-s për të mos pasur kontakt të jashtëm gjatë muajit të turneut. Por, Anglia i kishte marrë të gjitha masat për këtë gjë dhe gratë e futbollistëve dhe familjet e tyre kishin në dorë një test negativ përpara takimit, i cili është mbajtur në një hotel.

Duke folur përpara Europianit në lidhje me këtë temë, Southgate tha: “Do të ketë një akses të kufizuar. Dhe ne duhet ta pranojmë se për disa futbollistë do të jetë më e vështirë se për disa të tjerë që të qëndrojnë larg njerëzve të tyre të dashur. Ne e dimë që të gjithë do të reagojnë ndryshme ndaj kësaj”

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia southgate anglia southgate

Sondazh

Poll