Sport

Në Kolumbi të sigurt: James Rodriguez së shpejti me fanelën kuqezi

2 Korrik 2021, 13:57 Nga DOSJA
Në Kolumbi të sigurt: James Rodriguez së shpejti me fanelën

ITALI – Mesfushori sulmues i Evertonit, James Rodriguez do të largohet nga “Goodison Park” gjatë kësaj vere. Kolumbiani ka luajtur 26 ndeshje sezonin e fundit, ka realizuar 6 gola dhe ka bërë 9 asistime, ndërsa kontrata me Evertonin i skadon vitin e ardhshëm.

Në Kolumbi shkruajnë se e ardhmja e James Rodriguez është në Milano. Sipas gazetarit të “ESPN”, Vito De Palma, marrëveshja që do të sillte mesfushorin sulmues kolumbian te kuqezinjtë është vërtet afër mbylljes.

Do të nënshkruhet një kontratë prej 18 milionë eurosh për tri sezone dhe 30-vjeçarit do të veshë fanelën kuqezi sezonin e ardhshëm. Bisedimet mes Milanit dhe Evertonit pritet të përfundojnë për kartonin e James, teksa kuqezinjtë do të paguajnë 10-15 milionë euro.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 18 milionë eurosh për tri sezone evertonin james rodriguez vito de palma 18 milionë eurosh për tri sezone evertonin james rodriguez vito de palma

Sondazh

Poll