Sport

Messi, Kane dhe Grealish, merkato e “nxehtë” për Manchester City-n

2 Korrik 2021, 09:03 Nga DOSJA
Messi, Kane dhe Grealish, merkato e “nxehtë” për

ANGLI-Manchester City kërkon të mbrojë titullin kampion në Angli dhe është në kërkim të fitores së parë të Champions League. Për ta bërë këtë Pep Guardiola po kërkon elementët më të mirë në qarkullim. Javën e kaluar, mediat u shprehën për një interesim të skuadrës kampione për futbollistin e Aston Villa-s, Jack Grealish me një ofertë prej 100 milion £. Një tjetër futbollist që ishte në radarin e Guardiolas ishte edhe Sergio Ramos por ky i fundit ka mbyllur çdo marrëveshje me PSG.

Harry Kane nuk duket se është arritjes, por presidenti i Tottenham Daniel Levy e ka bërë të qartë qëndrimin e tij.Lionel Messi është zyrtarisht një lojtar i lirë.Superylli argjentinas ishte i lidhur me një lëvizje te City verën e kaluar, por përfundoi duke qëndruar edhe një tjetër vit në Nou Camp.Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta është i bindur se Messi do të nënshkruajë një marrëveshje të re me klubin me të cilin ka kaluar gjithë karrierën e tij.

“Ne duam që ai të qëndrojë dhe Leo dëshiron të qëndrojë, gjithçka është në rrugën e duhur, ajo që mbetet për të zgjidhur është çështja e lojës së ndershme dhe ne jemi në procesin e gjetjes së zgjidhjes më të mirë për të dy palët,” tha Laporta për El Transistor. Manchester City po kërkon mbrojtësin e Leicester Caglar Soyuncu.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport grealish harry kane manchester city grealish harry kane manchester city

Sondazh

Poll