Aktualitet

Lirimi i hapësirave bregdetare nga zaptuesit pa leje, policia kontolle për të tretën ditë radhazi! ‘Aksion’ në

2 Korrik 2021, 13:24 Nga DOSJA
Lirimi i hapësirave bregdetare nga zaptuesit pa leje, policia kontolle

TIRANË– ‘Operacioni Bregdeti ynë’ ka marrë masa ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që kanë vendosur çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme në bregdet, për të tretën ditë radhazi. 

Durrës, Policia ka proceduar 4 administratorë subjektesh të cilët kishin zaptuar hapësirën publike me shezlonë dhe çadra të cilat ishin vendosur pa lejen përkatëse. Policia ka proceduar: I. K., G. A., K. G. dhe D. B., banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta persona kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. Gjatë këtyre ditëve janë kontrolluar 160 parcela dhe janë hequr rreth 600 çadra dhe 1300 shezlongë.

Fier, Policia ka proceduar administratorin e një subjekti pasi kishte pushtuar tokën në bregdet. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Pishë Poros, Darzezë, u konstatua se 51-vjeçari kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 33 çadra dhe 66 shezlongë.

Policia nuk ka vërejtur asnjë parregullsi në Shëngjin. Deri në këto momente janë kontrolluar 20 subjekte , të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.

Sarandë janë kontrolluar 43 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje. Një ditë më parë janë kontrolluar 71 subjekte, të cilat ishin të pajisura me lejen përkatëse. Në Kavajë, si rezultat i kontrolleve gjatë paradites së sotme janë kontrolluar 20 parcela dhe janë liruar 9 parcela, duke hequr 450 çadra dhe 950 shezlongë. Dy ditë më parë janë liruar 44 parcela, duke hequr 1292 çadra dhe 2584 shezlongë.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll

Aktualitet 2 Korrik 2021, 12:14

KURBIN– Një sipërfaqe me pemëtari është përfshirë nga flakët ditën e sotme pranë fshatit Shëmri, Kurbin.Mësohet se zjarri është aktiv prej dy orësh, ndërsa janë...