Ka humbur babanë tek “Shefqet Ndroqi”, spitali s’i jep kartelën: Prek dinjitetin e mjekëve! I biri ankohet tek Avokati
2 Korrik 2021, 12:34Nga DOSJA
TIRANË– Avokati i Popullit i ka dërguar një kërkesë drejtorit të spitalit universitar “Shefqet Ndroqi”, Perlat Kapisyzi lidhur me çështjen e vdekjes së një pacienti. Gjithçka ka nisur pasi një çështje ligjore mes familjarëve të një pacienti që ka ndërruar jetë, i identifikuar si Gani Allkja dhe vetë spitalit.
Drejtori i “Shefqet Ndroqit”, i cili ka për detyrim dorëzimin e katelës së pacientit në dispozicion të djalit të të ndjerit, nuk ka pranuar kësaj here. Si pretendim është përdorur fakti se një kërkesë e tillë kompromenton identitetin e mjekëve që janë kujdesur për viktimën dhe u prek dinjitetin. Ndaj edhe Avokati i Popullit kërkon që të dorëzohet sa më shpejt dokumentacioni i kërkuar nga djali i viktimës.
“Plotësimin e menjëhershëm të kërkesës së datës 17.09.2020, paraqitur nga ana e shtetasit Arben Allkja, për tërheqje kopje dokumentacioni mjekësor, nga Spitali Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë. Mospërsëritjen e kësaj praktike të kryer në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, në të ardhmen, gjatë veprimtarisë së ofrimit të kujdesit shëndetësor ndaj pacientëve, të trajtuar dhe shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, Tiranë,“-thuhet në kërkesën e Avokatit. Kjo i është dërguar për dijeni edhe vetë Ministrisë së Shëndetësisë, nga e cila ende nuk ka një reagim për rastin.
(k.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
LEZHË–Policia nuk ka vërejtur asnjë parregullsi në Shëngjin. Deri në këto momente janë kontrolluar 20 subjekte , të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk...
TIRANË– Pamjet nga operacioni ‘Shpirti’ janë publikuar nga policia e shtetit. Efektivët e policisë kanë shkuar në banesat e personave të dyshimtë, që kanë ...
KAVAJE– Një nga pasuritë e sekuestruara gjatë operacionit “Shpirti” është edhe restoranti Alto Mare në zonën e Golemit. Pasuria është në emër të nipit të Saimir...
TIRANË- Aranita Brahaj, gazetare, njëherazi edhe drejtuese e portalit “Open Data Albania”, ka ngritur alarmin e shifrave rekord që vendi ynë mban në lidhje...
FIER– Policia ka proceduar administratorin e një subjekti pasi kishte pushtuar tokën në bregdet. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Pishë Poros, Da...
TIRANË- Akademiku Artan Fuga ka replikuar me Filip Guraziun në lidhje me futjen e dialektit gegë në fjalor. Në një postim në rrjetet sociale, përmes një sh...
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila akuzon se kryetarja e këtij institucioni, Vit...
TIRANË- Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria dre...