Aktualitet

“Nuk ka guxuar asnjë shtet tjetër”, Aranita Brahaj ngre ALARMIN: Shqipëria mban rekordin e lidhjes së kontratave koncesi

2 Korrik 2021, 11:36 Nga DOSJA
“Nuk ka guxuar asnjë shtet tjetër”, Aranita Brahaj ngre

TIRANË- Aranita Brahaj, gazetare, njëherazi edhe drejtuese e portalit “Open Data Albania”, ka ngritur alarmin e shifrave rekord që vendi ynë mban në lidhjen e kontratave koncesionare apo PPP.

Përmes një postimi të ndarë në rrjetet sociale, Brahaj shkruan se asnjë shtet në Europë, madje as Anglia nuk kanë guxuar të lidhin kontrata koncesionare apo PPP PPP me vlerë më shumë se 2.4 % e Produktit të Tij të Brendshme Bruto, ndërsa Shqipëria mban rekord. Gazetarja thekson se Shqipëria e ngarkoi veten me detyrime potenciale kontigjenca Kontrata PPP me mbështetje Buxhetore sa 11.4% e PBB, teksa bashkëngjitur linkun me të dhënat e koncesioneve.

Në të dhënat e përpunuara nga Open Data Albania, për vitin 2021 Buxheti i Shtetit ka planifikuar pagesa për PPP Koncesione në vlerën 14 miliard Lekë. Në 2022 kjo vlerë bëhet 15.4 miliard, dhe në 2023 janë që tani planifikuar 15.3 Miliard Lekë. Po ashtu, gjendja për Koncesione PPP vetëm sipas potencialit detyrime kontraktore pa përfshirë të tjera jashtë kontratës në datën shtator 2020 për shtetin shqiptar llogaritet 183 120 767 000 Lekë në euro rreth 1 488 786 723 Euro (1.48 miliard).

Shkrimi i plotë:

A do të falimentojë Llogaria Kombëtare nga PPP Koncesione???Asnjë Shtet Europian nuk ka guxuar të lidhë kontrata koncesionare apo PPP me vlerë më shumë se 2.4 % e Produktit të Tij të Brendshme Bruto. As Anglia, as Spanja as fqinjët modele që na janë servirur për PPP. Rekord Shqipëria që në vitin 2020 e ngarkoi veten me detyrime potenciale kontigjenca Kontrata PPP me mbështetje Buxhetore sa 11.4% e PBB.  http://ndiqparate.al/…/koncesionet-dhe-ppp-si-detyrime…/  Të dhënat e Kontigjenca PPP si raport ndaj GDP për vendet e Europiane janë marrë nga Eurostat. Përllogaritjet për Shqipërinë janë bërë nga Ekipi Open Data Albania

(Kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aranita brahaj kontratat ppp aranita brahaj kontratat ppp

Sondazh

Poll