Aktualitet

PAMJET e operacionit ‘Shpirti’/ ‘Mos u shqetësoni, për…’, Policia i shkon në banesë për kontroll, burri i del ‘

2 Korrik 2021, 12:04 Nga DOSJA
PAMJET e operacionit ‘Shpirti’/ ‘Mos u shqetësoni,

TIRANË– Pamjet nga operacioni ‘Shpirti’ janë publikuar nga policia e shtetit. Efektivët e policisë kanë shkuar në banesat e personave të dyshimtë, që kanë marrë pjesë në trafikimin e lëndëve narkotike. Një prej tyre që hapi derën, ishte i zhveshur. Policët i bëjnë të ditur se nuk ka asgjë pse të shqetësohet pasi do të bëjnë një verifikim.

Mos u shqetëso, për verifikim jemi’-dëgjohet të thonë policët në video.

Operacioni është zhvilluar në kushte të larta sigurie për forcat policore pjesëmarrëse, në të njëjtën kohë në të gjitha qarqet, për ekzekutimin e urdhrave të lëshuara nga Gjykata. Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe rreth 60 mijë euro.

NJOFTIMI:

Pamje nga operacioni ndërkombëtar i koduar “SHPIRTI”, për goditjen e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, korrupsionit dhe pastrimit të parave.Për ekzekutimin e masave të sigurisë të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër të operacionit “SHPIRTI”, janë angazhuar 200 forca policore nga reparti special Renea, FNSH Tiranë e Fier, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Gjirokastër e Durrës.Operacioni është zhvilluar në kushte të larta sigurie për forcat policore pjesëmarrëse, në të njëjtën kohë në të gjitha qarqet, për ekzekutimin e urdhrave të lëshuara nga Gjykata.Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 armë zjarri dhe rreth 60 mijë euro.Interpol Tirana dhe Fast Albania po bashkëpunojnë me homolgët për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar në kuadër të këtij operacioni.Edhe në këtë operacion Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm të lartë dhe besueshmëri te partnerët, e shprehur kjo edhe gjatë konferencës së përbashkët të zhvilluar paraditen e sotme në ambientet e SPAKU-t, nga krerët e policive dhe agjencive ligjzbatuese pjesëmarrëse në këtë operacion.Sigurojmë qytetarët dhe homologët se Policia e Shtetit është shumë e vendosur dhe e angazhuar maksimalisht për të punuar dhe bashkëvepruar me partnerët ndërkombëtarë dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, brenda dhe jashtë vendit, me qëllim parandalimin, evidentimin, hetimin dhe goditjen e krimit të organizuar në cilëndo fushë që ai shfaqet.

SPAK ka lëshuar 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të ekzekutuara më herët në operacionin ‘Kulmi’. Gjatë operacionit janë arrestuar ish-prokurori Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shefi i Trafiqeve. Në pranga edhe ish-oficeri Festim Lelaj. Pjesë e grupit edhe dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit kur ishte Ministër, Paul Deda dhe Hekuran Marku. Grupi akuzohet se trafikonte drogë drejt Puglias, lëndë që më pas përhapeshin në të gjithë Evropën.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni shpirti operacioni shpirti

Sondazh

Poll