Aktualitet

Sulmet e ‘Aleancës për Teatrin’ ndaj ambasadorit të BE, Gjykata Kushtetuese: Spekulime dhe presion! Takimi me Sorecën is

2 Korrik 2021, 10:30 Nga DOSJA
Sulmet e ‘Aleancës për Teatrin’ ndaj ambasadorit të

TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, e cila akuzon se kryetarja e këtij institucioni, Vitore Tusha është takuar në mënyrë të fshehtë me ambasadorin e BE, Luigi Soreca. Në një reagim zyrtar të Gjykatës, thuhet se takimi ka qenë i planifikuar dhe se  nuk është bërë asnjë përpjekje për ndikim tek vendimarrja.

“Kryetari zhvillon takime me personalitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit lidhur me funksionimion dhe veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese. Dëshirojmë të theksojmë, pa asnjë ekuivok, se në asnjë prej këtyre takimeve nuk është diskutuar për çështje konkrete dhe nuk është bërë asnjë përpjekje, qoftë e drejtpërdrejtë apo e tërthortë, për të ndikuar në vendimarrjen e kësaj gjykate. Takimi me ambasadorin Soreca ka qenë i planifikuar që më parë dhe është zhvilluar në vazhdën e disa takimeve të mëparshme, të cilat kanë pasur në fokus rivënien në fuksionim të Gjykatës Kushtetuese, mbëshetjen e veprimtarisë së saj dhe zbartimin e ecurinë e reformës në drejtësi në Shqipëri,”-thuhet në shkresë.

Disa ditë më parë, Adriana Kalaja ka denoncuar se disa momente para gjyqit për shembjen e Teatrit Kombëtar, Soreca ka lobuar tek kryegjyqtarja Vitore Tusha në favor të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Megjithatë akuzat janë mohuar nga ana e delegacionit të BE në Shqipëri. Ndërsa sot kërkuan dorëheqjen e saj nga çështja.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet akuzat per sorecen aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar luigi soreca vitore tusha akuzat per sorecen aleanca për mbrojtjen e teatrit kombëtar luigi soreca vitore tusha

Sondazh

Poll