Aktualitet

Goditet grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës, 4 të penduar ‘zbërthejnë’ emrat, SPAK lëshon 38 urdhër-arreste, me

2 Korrik 2021, 05:30 Nga DOSJA
Goditet grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës, 4 të

TIRANË- Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. 4 të penduarit kanë dhënë informacione tejet të vyera për operacionin e koduar “Shpirti” që ka zgjatur më shumë se 3 vite. SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës. janë 38 urdhër-arreste të prera nga SPAK, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë.

Kush janë të arrestuarit? Prangat kanë arritur të shtrihen më sipër se zakonisht. Prokuroria njoftoi në përfundim të operacionit bashkë me partnerët ndërkombëtarë se janë arrestuar disa ish-zyrtarë.

Zyrtarët e arrestuar deri më tani

Maksim Sota, ish-prokuror në Vlorë i larguar nga Vettingu

Saimir Kurti, drejtor i Zyrës së Punës në Kavajë

Ilirjan Balla, ish-shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit

Festim Lelaj, ish-oficer policie në Fier, i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Në arrati: Hekuran Marku dhe Paul Agustin Deda, ish-shoqërues të Saimir Tahirit në vitin 2016, kur ishte ministër i Brendshëm.

Ndërsa në total,  28 personat për të cilët është prerë fletë-arresti janë:

Aleks Memaj
Jovan Memaj
Aleksandër Neço
Shkëlzen Kamberi
Benard Tahiraj
Mereglen Çaçi
Erind Hysomenaj
Klajdi Ademi
Toni Kushi
Erion Hoxhara
Çezar Gjomemo
Sajmir Kurti
Malton Lleshi
Shkëlzen Daci
Eltion Bregasi
Paul (Agustin) Deda
Hekuran Marku
Hamid Seferi
Leonidha Sejdiaj
Ilir Gaba
Geri Zylyftari
Erlind Zylyfttari
Artan Zylyftari
Festim Lela

Arrest Shtëpie

Luan Zylyftari
Artur Krasniqi
Ilirjan Balla
Maksim Sota.

Por pse akuzohen ata?

Zyrtarët akuzohen se në disa raste kanë qenë edhe pronarë të drogës dhe se kanë garantuar në rrugë tokësore dhe detare që trafiku i drogës drejt Puglias të kryhej me sukses.

Çfarë është sekuestruar? Gjatë operacionit, autoritetet kanë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, me një vlerë në treg prej 55 milionë euro. Disa pasuri të paluajtshme janë sekuestruar në Tepelenë, Vlorë, Kavajë, Lazarat dhe Tiranë, qytete ku u shtri operacioni.

Maksim Sota dhe Agustin Deda mohojnë përfshirjen në trafikun e drogës:

Vetë prokurori Maksim Sota ka mohuar përfshirjen e tij në trafikun e drogës. Pak orë pas raportimeve të lajmeve në media, Sota ka thyer heshtjen dhe ka folur për gaztaren e Top Channel, Anila Hoxha. Prokurori ka deklaruar se nëse gjendet qoftë dhe një provë të vetme që ai ka pasur lidhje me këta persona të arrestuar, do pranojë të shkojë në burg dhe jo të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’. Sota ka shtuar gjithashtu se këto lajme i kanë shkaktuar shumë dhimbje në familje.

Edhe Agustin Deda, një nga ish-truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, emri i të cilit doli në operacionin e zhvilluar sot me kodin ‘Shpirti”, ka mohuar të ketë lidhje me drogën. Disa orë pasi u pre fletë-arresti në emrin e tij, në një intervistë me gazetaren Klodiana Lala për Balkanweb, Deda që njihet dhe me emrin Paul është shprehur se si ndodhet jashtë shtetit ku po punon në ndërtim për të siguruar para për familjen e tij, pasi siç shprehet, është edhe baba i një djali.

Akuzat që ka trafikuar hashash në bashkëpunim me Eltjon Bregun, Deda i mohon totalisht dhe shton se personi në fjalë është një mashtrues që ka përfituar nga emrat e shumë personave. Deda tregon më tej se ka punuar për tre vite rresht me Tahirin dhe se është shkatërruar komplet kur ish-ministri është akuzuar gjithashtu. Ai shton se pas këtyre akuzave ka vendosur të tërhiqet e të shkojë jashtë vendit, për të punuar. Gjithsesi, i akuzuari shprehet se do të vijë në Shqipëri për të sqaruar pozicionin e tij.

(f.g;k.m;a.b/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet megaoperacioni antidroge operacioni shefi dhe kulmi operacioni shpirti megaoperacioni antidroge operacioni shefi dhe kulmi operacioni shpirti

Sondazh

Poll