Aktualitet

OPERACIONI ‘Shpirti’/ Gjendet 1 armë dhe 60 mijë euro. Policia publikon pamjet e të arrestuarve, një prej tyre nuk mban

2 Korrik 2021, 12:10 Nga DOSJA
OPERACIONI ‘Shpirti’/ Gjendet 1 armë dhe 60 mijë euro.

TIRANË– Pamjet e operacionit ‘Shpirti’ janë bërë publike nga Policia e Shtetit. Pjesë e operacionit kanë rënë në pranga disa persona. Policia ka shfaqur identitetet e tyre. Shihet se jo të gjithë janë seriozë dhe të mërzitur nga kapja për krimet që dyshohet se kanë kryer. Një prej tyre shfaqet i buzëqeshur krah policëve.

SPAK ka lëshuar 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të ekzekutuara më herët në operacionin ‘Kulmi’. Gjatë operacionit janë arrestuar ish-prokurori Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shefi i Trafiqeve. Në pranga edhe ish-oficeri Festim Lelaj. Pjesë e grupit edhe dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit kur ishte Ministër, Paul Deda dhe Hekuran Marku. Grupi akuzohet se trafikonte drogë drejt Puglias, lëndë që më pas përhapeshin në të gjithë Evropën.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni shpirti operacioni shpirti

Sondazh

Poll