Aktualitet

FOTOT-Fatos Nano, i ‘ftuar’ nderi! ‘Alto Mare’ i sekuestruar nga SPAK në operacionin “Shpirti”, në emër të Saimi

2 Korrik 2021, 12:00 Nga DOSJA
FOTOT-Fatos Nano, i ‘ftuar’ nderi! ‘Alto Mare’ i

KAVAJE– Një nga pasuritë e sekuestruara gjatë operacionit “Shpirti” është edhe restoranti Alto Mare në zonën e Golemit. Pasuria është në emër të nipit të Saimir Kurtit, drejtorit të Zyrës së Punës në Kavajë, i arrestuar tashmë si pjesë e grupit të trafikut të drogës. Por Prokuroria e Posaçme dyshon se kjo pasuri është ngritur me para që burojnë nga aktiviteti kriminal i Kurtit dhe ndaj saj është vënë sekuestro. 

Por ku është ngritur Alto Mare?

Shumë pranë detit në Golem, mes qetësisë së pishave dhe rërës së nxehtë, Alto Mare është një nga restorantet më të frekuentuara në zonë. Një nga të ftuarit specialë duket se ka qenë edhe ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano.

Pasuria e sekuestruar është pjesë e pronave të zbuluara si me të ardhura kriminale gjatë operacionit “Shpirti”. SPAK ka lëshuar 38 urdhër-arreste, 10 prej tyre të ekzekutuara më herët në operacionin ‘Kulmi’. Gjatë operacionit janë arrestuar ish-prokurori Maksim Sota dhe Ilirjan Balla, ish-shefi i Trafiqeve. Në pranga edhe ish-oficeri Festim Lelaj. Pjesë e grupit edhe dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit kur ishte Ministër, Paul Deda dhe Hekuran Marku. Grupi akuzohet se trafikonte drogë drejt Puglias, lëndë që më pas përhapeshin në të gjithë Evropën.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alto mare fatos nano operacioni shpirti alto mare fatos nano operacioni shpirti

Sondazh

Poll