Aktualitet

Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje në bregdet, procedohet 1 person në Fier

2 Korrik 2021, 11:35 Nga DOSJA
Kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa leje në bregdet,

FIER– Policia ka proceduar administratorin e një subjekti pasi kishte pushtuar tokën në bregdet. Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Pishë Poros, Darzezë, u konstatua se 51-vjeçari kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 33 çadra dhe 66 shezlongë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pishë Poro, Darzezë / Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme. Procedohet penalisht administratori i 1 subjekti, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u procedua penalisht shtetasi:Z. H., 51 vjeç, banues në Fier.Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Pishë Poros, Darzezë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente. U sekuestruan 33 çadra dhe 66 shezlongë.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni bregdeti yne operacioni bregdeti yne

Sondazh

Poll