Aktualitet

“Vrasës, trafikantë dhe të dënuar”, çfarë shkruante Sali Berisha në vitin 2017 për dy ish-shoqëruesit e Sai

2 Korrik 2021, 10:10 Nga DOSJA
“Vrasës, trafikantë dhe të dënuar”,

TIRANË- Sot janë të arrestuar si pjesë e grupit të trafikut të drogës në operacionin “Shpirti”, ku janë lëshuar 28 urdhër arreste, ndërsa disa vite më parë, ishin persona të denoncuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. Bëhet fjalë për Hekuran Markun dhe Agustin Dedën, dy ish-shoqërues të Saimir Tahirit, gjatë kohës kur ky i fundit ka qenë ministër i Brendshëm. Në vitin 2017, një mesazh i është dërguar Berishës, ku thuhet se shoqëruesi i parë i ministrit ka ndërruar emrin nga Agustin Fran Deda në Paul Deda, ndërsa Hekuran Marku, sipas denoncuesit kishte probleme me drejtësinë italiane. 

POSTIMI I PLOTË I BERISHËS NË 2017:

Qeveria organizate e mirefillte kriminale!
Njihuni me shoqeruesit vrases, plackites, anetare te bandave, persona ne kerkim te palo ministrit Saje Qorri!
Oficeri i SHKB dixhital informon:
-Shoqeruesi i pare i Saje qorrit ka nderruar emrin nga Agustin Fran Deda ne Paul Deda
-ai ka plagosur ne nje Pub ne Tirane nje oficer te Gardes
– ai ka qene person ne kerkim
– Ka bere trafik kokaine ne Spanje
-Shoqeruesi tjeter Hekuran Marku ka probleme me drejtesin italiane
– Bujar Trimi shofer, i arrestuar ne Munih per grabitje banke me banden e Yzberishit; eshte krahu i djathte
– Agim Sinani, shofer vrases, anetar i bandes se Selites i denuar per vrasje
– Bledar Bodlli, punon ne SHKB, ka qene i denuar, pa shkolle.
I bej thirrje prokurorise se shtetit te hetoje me perparesi lidhjet kriminale te Saje qorrit, shoqeruesve dhe njerezve te tij! sb
“28/01/2017, 11:56:47: Shoqeruesi i pare i Sajmir Tahirit e ka pasur emrin Agustin Fran Deda tani e ka kthyer ne Paul Deda,e ka kthyer emrin per arsye se ne 2003-2004 ka plagosur ne nje Pab ne Tiranë ,nje oficer te gardes dhe ka qene person ne kerkim per tentativ vrasje dhe armbajtje pa leje ,i shpallur ne kerkim nga drejtoria e policise Tiranes,ne vendin e ngjarjes ka lene nje kepuce nga vrapi,Ky ka qene i lidhur me nje shtetase spanjolle në momentin e ngjarjes dhe ka punuar ne Spanje,Barcelonë dhe Londer me kokahine dhe prostitucion.
28/01/2017, 11:57:18: Shoqeruesi tjeter i Sajmir Tahirit,Ekuran Marku i cili ka jetuar rreth 15 vjet ne Venecia Itali,ka bere nje lokal tek rruga barrikada prane shkolles Sami frasheri ,ka probleme me drejtesin Italiane ne lidhje me bankat per marrjen e nje kredie mbi 100 nije euro me emër tjeter ne Itali.
28/01/2017, 11:58:00: Bujar Trimi miku i familjes se Sajmir Tahirit eshte shofer prane parkut te ministris rendit,eshte kapur nga policia gjermane per grabitje banke me grupin e Yzberishtit ne Mynih,i kane bere atentat tek pallati me shigjeta para disa viteve dhe edhte krahu i djathtes i karteles se grupit te Selites qe eshte me burgim te perjetshem per disa vrasje.
28/01/2017, 11:58:41: Agim Sinani ka qene shofer prane parkut ministrise rendit,e hoqen pasi i doli vertetimi i penalitetit i denuar pasi ka qene ne burg per vrasje dhe pjestar i bandes se Selites.dhe Tahiri,e coj me pune tek taks forca ne Kesh tek miku i ngusht i tahirit tek Vahit Sina nga Tepelena drejtor ne Kesh,
28/01/2017, 11:59:14: Bledar bodlli nga Yzberishti dhe ky mik i Tahirit ka qene i denuar dhe eshte lidhje e Tahirit dhe e krenar Cenollarit ish kryetari i minibashkis Kombinat ,pa shkolle dhe i emeruar nga Tahiri me Shkb tek Arben Skendaj drejtori i shkb ish sigurims.”

Lajmi kryesor: Goditet grupi ndërkombëtar i trafikut të drogës, 4 të penduar ‘zbërthejnë’ emrat, SPAK lëshon 38 urdhër-arreste, mes tyre ish-prokurori Maksim Sota dhe 2 ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit, ‘kokat’ ishin dy familjet mafioze në Kavajë dhe Vlorë

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet agustin deda hekuran marku paul deda saimir tahiri sali berisha agustin deda hekuran marku paul deda saimir tahiri sali berisha

Sondazh

Poll