Bota

Transportonte drogë me helikopter në ishujt grekë! Mediat dyshojnë për veprimtarinë e Babis, ish-piloti grek nga burgu: Ja

2 Korrik 2021, 05:20 Nga DOSJA
Transportonte drogë me helikopter në ishujt grekë! Mediat

GREQI– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga veprimtaria që ushtronte Babis Anagnostopoulos. Babai i Caroline është shprehur ditë më parë se nuk e përjashton pistën e implikimit të dhëndrit të tij në aktivitete të paligjshme, konkretisht trafik droge që mund të ketë çuar çiftin drejt debateve, pasi mund të jetë zbuluar nga Caroline.

Sipas gazetës “The Sun”, ka informacione që Babis Anagnostopoulos transportonte drogë në ishujt grekë me helikopter.

Ish- piloti është shprehur për mediat greke nga qelia e burgut se nuk asnjë të vërtetë në skenarët se mes tij dhe Caroline ka pasur një person të tjerë.

“Unë i mohoj kategorikisht skenarët se ka pasur një person të tretë në jetën tonë.Gjithçka më intereson tani është e mira e fëmijës tim. Unë e dua Lydian time dhe do të jem pranë saj përgjithmonë, në gjithçka që ajo ka nevojë për mua.Unë jam i interesuar vetëm për të mirën e fëmijës tim dhe do të bashkëpunoj plotësisht në këtë drejtim. Do t’i jap të gjitha përgjigjet për pasaktësitë dhe pyetjet” tha ai në “MEGA”.

Duke iu rikthyer edhe njëherë krimit, piloti tha se “Jam penduar për atë që kam bërë. E kam dashur shumë gruan time. Marrëdhënia jonë, përveç disa tensioneve, ishte një marrëdhënie krejtësisht normale” tha ai.

Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch babis anagnostopoulos vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll