Bota

Kurti: Po më bëjnë presion që të zbatoj marrëveshjet e dëmshme për Kosovën në dialogun me Serbinë 

1 Korrik 2021, 19:23 Nga DOSJA
Kurti: Po më bëjnë presion që të zbatoj

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se duhet që të jenë konstruktiv në dialogun Kosovë-Serbi. Në një intervistë me RTK-në, ai ka përsëritur fjalët se dialogu me Serbinë për qytetarët është prioritet në vend të 6 ose 7 ndërkohë që ai ka bërë një lëshim duke e çuar atë në prioritetin numër 4. 

“Dialogu kurrë s’ka qenë për mua prioriteti 7, pasi unë këtë s’e kam thënë, unë kam thënë se dialogu për qytetarët është në prioritetin numër 5,6 apo 7. Por unë e kam bërë një kompromis, pasi kam thënë se dialogu Kosovë-Serbi është prioriteti numër 4. Unë jam marrë me çështje tjera, duke filluar nga pandemia, ekonomia e drejtësia”, tha shefi i Qeverisë.

Ai ka thënë se në dialogun Kosovë-Serbi do të ketë një kapitull tjetër dhe jo siç ka qënë në 10 vitet e fundit vetëm koncesione. 

“Dialogu tash e 10 vjet buron nga rezoluta e OKB-së, e 8 shtatorit 2010. Do të ketë kapitull të ri të dialogut që do të ketë takime. Në këto 10 vite janë bërë shumë koncesione. Dialogu ka degjeneruar shumë për këto vite”, shtoi Kurti.

Ndërsa më tej, ai tha se atij i bëhet presion që të zbatojë marrëveshjet e dëmshme për Kosovës në dialogun me Serbinë.   

“Ka trysni mbi mua që të zbatoj marrëveshjet e dëmshme me Serbinë. Zotimet shtetërore disa i ka hedhur Gjykata Kushtetuese, disa s’i zbaton Serbie e disa i ka hedhur populli. Kosova është subjekt në tavolinën e dialogut me Serbinë”, u shpreh Kurti.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti dialogu kosove-serbi albin kurti dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll