Bota

E rëndë, 28-vjeçarja në SHBA vret 3 fëmijët, më pas tenton t’i japë fund edhe jetës së saj  

1 Korrik 2021, 21:06 Nga DOSJA
E rëndë, 28-vjeçarja në SHBA vret 3 fëmijët,

SHBA- Një grua nga SHBA-ja është arrestuar pasi dyshohet se ka vrarë 3 fëmijët e saj. Abc shkruan se 28-vjeçarja Sandra Chico, pasi mbyti fëmijët e saj, tentoi që të vriste veten gjithashtu. Viktimat janë 4-vjeçarja Mia Rodriguez, vëllai i saj 3-vjeçar Mason Rodriguez dhe vëllai i tyre foshnjë Milan Rodriguez, i cili ishte vetëm dy muajsh.

Policia në njoftimin e tyre kanë bërë me dije se më parë për këtë rast nuk ka pasur asnjë denoncim në lidhje me abuzim të fëmijëve.

“Informacioni paraprak nuk zbuloi raporte të abuzimit ose neglizhencës së familjes në këtë vend ose individëve të përfshirë. Nuk kishte asnjë akuzë për abuzim të fëmijëve” thuhet në njoftimin e policisë.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet që e kanë çuar 28-vjeçaren në këtë veprim, ndërkohë që psikologët mendojnë se ajo ishte futur në depresion, dhe se ishte e rënduar psikologjikisht.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota mason rodriguez mia rodriguez milan rodriguez sandra chico mason rodriguez mia rodriguez milan rodriguez sandra chico

Sondazh

Poll