Bota

Kurti: Hoti duhej dërguar në Kushtetuese për marrëveshjen e Washingtonit

1 Korrik 2021, 19:49 Nga DOSJA
Kurti: Hoti duhej dërguar në Kushtetuese për marrëveshjen e

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur se nga marrëveshja e Washingtonit vetëm pika e fundit e cila tashme është realizuar nuk do të realizohen  pika të tjera. Pika e realizuar nga ajo marrëveshje është njohja e ndërsjelltë mes Izraelit dhe Kosovës.

Në një intervistë për RTK, Kurti u shpreh se një nga pikat e marrëveshjes bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, pikë e cila ndalin anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai gjithashtu është shprehur se Hoti duhej që të dërgohej në Gjykatën Kushtetuese për nënshkrimin e kësaj marrëveshje.

“Së pari aty e keni parë që mungon nënshkrimi i ish-Presidentit amerikan. Është nënshkrimi i ish-kryeministrit tonë. Këto janë të detaje shumë të rëndësishme. Pra, është çështje e çuditshme ai tekst. Pika e fundit është e pranueshme, njohja e Izraeli është dicka e cila ka ndodhur dhe është e mirë. Por pikat tjera janë të diskutueshme. Ka edhe pika problematike. Madje një pikë aty është moratoriumi që Kosova nuk mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Kjo është kundër Kushtetutës tonë. Por kryeministrit të kaluar nuk i erdhi radha që të përballet në Kushtetuese edhe me këtë pikë pasi doli se me daten 3 qershor ai nuk ishte zgjedhur.

Pse e para u zbatua pika e fundit. nuk po them që marr me pincetë aty. Por një kryeministër që doli jo vetëm jolegjitim por edhe jokushtetues. Por nuk mund të marr një pranim të verbër. Mendoj se edhe Amerika nuk na dëshiron të dobët. Populli amerikan nuk i do servilet. Ata i duan patriotet. Mendoj se ka pasur keqkuptime në marrëdhëniet tona. Edhe në rastin e Izraelit. Pse i kanë SHBA dhe Izraeli marrëdhëniet e mira. Pasi ata janë patriotë. Këta që kanë menduar se me dëgjueshmëri të plotë dhe servilitet arrijnë dicka atëherë e kanë ditur se kanë afatin e skaduar”, tha ai.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti marrëveshja e washingtonit albin kurti marrëveshja e washingtonit

Sondazh

Poll