Bota

Kurti: Nuk kam afat kohor në liberalizimin e vizave, në këtë pjesë qeveria e kaluar ka dështuar

1 Korrik 2021, 19:55 Nga DOSJA
Kurti: Nuk kam afat kohor në liberalizimin e vizave, në këtë

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se ai nuk ka afat kohor për liberalizimin e vizave pasi këtë gjë e kanë në dorë shtetet e BE-së dhe jo qeveria e Kosovës.

Në një intervistë për RTK-në, Kurti ka thënë se në këtë proces ka dështuar qeveria e kaluar, duke shtuar se të gjithë kanë dëshirë që të liberalizohen vizat, por kjo nuk varet nga ata.

‘Liberalizimi i vizave bëhet kur vendoset në qendrat europiane, e jo kur duam ne. Këtu ka dështuar qeveria e kaluar dhe kemi fituar ne. Natyrisht, që të gjithë kemi dëshirë të liberalizohen sa më shpejt, por kjo nuk varet nga dëshira jonë’, tha Kurti.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albi kurti liberalizimi i vizave per kosoven albi kurti liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll