Bota

Kurti flet për akuzat e opozitës mbi emërimet e familjarëve në poste shtetërore: Janë profesionistë të spikatur 

1 Korrik 2021, 19:09 Nga DOSJA
Kurti flet për akuzat e opozitës mbi emërimet e familjarëve

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për akuzat e opozitës se ka emërtuar në poste shtetërore të afërm të tij. Në një intervistë për RTK-në, Kurti u shppreh se të gjithë personat që ka emëruar janë profesionistë të spikatur.

“Nëse ka ndonjë rast individual të ndonjë lidhje të ndokujt kjo nuk është bërë për shkak që e ka atë lidhje familjare, por bëhet fjalë për një profesionist të spitakur. Duhet ta dallojmë shërbyesin civil, prej të emëruarit politik. Unë ministra e ata këshilltar të tyre, nuk mund t’i emërojmë njerëzit që nuk përputhen në bindje dhe në të njëjtën kohë nuk e pranojnë programin”, tha Kurti.

Ai gjithashtu u shpreh se opozita po kërkon që të gjejë mangësi dhe probleme edhe aty ku nuk ka asnjë. 

“Tash, çfarë do krahasimi me të kaluarën përbesë është i pavend dhe në herën e kaluar kur në fund në pranverën e vitit 2020, doli që afër 50 persona nëpër borde u vendosen, prej tyre dolën vetëm 4 persona me libreza të Vetëvendosjes, e tash s’janë më as 4. Meqenëse nuk mund të flasin se unë ia rrita pagën vetit përt të blerë kravata, apo si unë shkova për skijim në Bansko, meqenëse nuk kemi skandale të tilla përpiqen të gjejnë njolla edhe aty ku s’ka. Përpiqen të gjejnë njolla në këmisha të bardha ata që janë këmishëzi”, shtoi Kurti.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti

Sondazh

Poll