Bota

Lajçak takohet me Kreun e BDI-së në Ohër: Maqedonia e Veriut duhet ta kapërcejë sfidën e Bullgarisë 

1 Korrik 2021, 19:38 Nga DOSJA
Lajçak takohet me Kreun e BDI-së në Ohër: Maqedonia e

MAQEDONIA E VERIUT- Përfaqësues i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak është takuar me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut ditën e sotme. Telegrafi shkruan se të dy ata kanë folur për rëndësinë e dialogun Kosovë-Serbi duke rënë dakord se të dyja vendet duhet që të gjejnë një zgjidhje që tu japë fund raporteve të ftohta mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në Forumin e Prespës për Dialog, Ahmeti dhe Lajçak ranë të dy dakord se një model si Marrëveshja e Ohrit dhe e Prespës do të ishte frydhënëse për Serbinë dhe Kosovën, nëse këto dy shtete do e merrnin seriozisht diçka të tillë, në mënyrë që më vonë të gjejnë një zgjidhje për dialogun përfundimtar.

Në takimin mes tyre ata gjithashtu diskutuan edhe për çështjen e marrëdhënieve Maqedoni e Veriut-Bullgari. Lajçak u shpreh se vetoja e Bullgarisë është një sfidë që duhet kapërcyër nga Maqedonia e Veriut.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti dialaogu kosove-serbi miroslav lajčák ali ahmeti dialaogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll