Bota

Në kërkim që nga tetori, arrestohet kreu i “Agimit të Artë” në Greqi, policia: Ishte strehuar në banesën e një ukra

1 Korrik 2021, 20:30 Nga DOSJA
Në kërkim që nga tetori, arrestohet kreu i “Agimit të

GREQI- Kreu i grupit kriminal në Greqi, “Agimi i Artë”, Christos Pappas u arrestua ditën e sotme në Athinë. Protothema shkruan se pas gjyqit të Agimit të Artë në tetor të vitet të kaluar ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet vendase. Pappas u gjet në shtëpinë e një gruaje ukrainase 52-vjeçare në Athinë. 52-vjeçarja u arrestua gjithashtu me Pappas.

Pas arrestimit Pappas u dërgua në paraburgim,ndërkohë që nesër do të dërgohet në prokurori për ekzekutimin e dënimit dhe më pas do të burgoset. Në gjyqin që u bë në tetor të vitit të kaluar, Pappas u dënua nga Gjykata me 13 vite burg për veprën penale drejtim të një organizate kriminale.

“Sonte, e enjte, korrik 1, 2021, 59-vjeçari u arrestua në Athinë nga Shërbimi Kundër-Terrorizëm. Personi i arrestuar do të sillet para Prokurorit të Apelit për ekzekutimin e dënimit të tij, nesër në mëngjes. Një grua 52-vjeçar nga Ukraina u arrestua me të,” thuhet në njoftimin e policisë.

“Agimi i Artë” u shpall organizatë kriminale nga Gjykata e Athinës, për krimet që anëtarët e saj kanë kryer, mes tyre edhe vrasjen e reperit Pavlos Fyssa. Mes të dënuarëve kanë qenë edhe 18 ish-deputetë të parlamentit grek. Ish-deputetët e shpallur fajtorë pritet që të dënohen nga 5 deri në 15 vjet burg, përveç Giorgos Roupatakis i cili është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje por që aktualisht ndodhet në arrati.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni agimi i arte arrestohet christos pappas christos pappas agimi i arte arrestohet christos pappas christos pappas

Sondazh

Poll