Bota

Shembja e ndërtesës në Miami, Biden vizion vendin, flet me ekipet e kërkim-shpëtimit: E vlerësoj shumë atë që bëni  

1 Korrik 2021, 17:52 Nga DOSJA
Shembja e ndërtesës në Miami, Biden vizion vendin, flet me ekipet

SHBA-  Presidenti amerikan Joe Biden ka vizituar ditën e sotme ekipet që po punojnë për të gjetur trupat e personave të zhdukur në ndërtesën që u shemb në Miami. BBC shkruan se Biden para ekipete të kërkim-shpëtimit përshkroi momentin kur ai vetë bëri aksident më makinë, si dhe tentativat e zjarrfikësve për ta shpëtuar atë. Ai gjithashtu tha se e di shumë mirë vështirësinë e punës së tyre si dhe se e vlerëson atë pa masë.

“Ajo që po bëni tani është e vështirë , madje edhe psikologjikisht, për t’u marrë me të. Unë vetëm dua të them faleminderit. Faleminderit, faleminderit, faleminderit. Unë vërtet e vlerësoj atë që bëni ju. Unë ju premtoj, ne e dimë se çfarë po bëni këtu është e pabesueshme. Bëni kujdes”, tha Biden.

Ndërtesa u shemb në mbrëmjen e 23 qershorit, ndërkohë që nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e shembjes së ndërtesës. Fillimisht u lajmërua vetëm për një viktimë më pas numri u rrit pasi ekipet e kërkimit gjetën persona të tjerë pa jetë nën rrënoja. Ndërtesa e Champlain Towers South përmbante 136 apartamente dhe 55 prej tyre u shembën të enjten duke lënë pas një grumbull të madh rrënojash.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota joe biden shembet ndertesa ne miami joe biden shembet ndertesa ne miami

Sondazh

Poll