Bota

“Je dështim”/ Kurti i përgjigjet akuzave të Abdixhikut: Aq punë sa kemi bërë ne nuk e ka bërë asnjë qeveri

1 Korrik 2021, 18:42 Nga DOSJA
“Je dështim”/ Kurti i përgjigjet akuzave të

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti i është përgjigjur të gjitha akuzave të kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku, i cili e kritikoi këtë të fundit për qeverisjen që ka bërë në këto 100 ditë në Kosovë. Në një intervistë për RTK, Kurti tha se ata kanë qeverisur së bashku vitin e kaluar, ndërkohë që për qeverisjen në këto 100 ditë ai tha se kanë marrë vendime më shumë se çdo qeveri e mëparëshme në Kosovë. Ai më tej tha se deklaratat e Abdixhikut janë ofenduese.

“Shpresoj që nuk ka pasur për qëllim të arsyetoj Pronto 1 me këtë deklaratë me të cilën kanë qenë së bashku në qeverisje në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. 144 vendime, kaq shumë punë për 100 ditë nuk është bërë asnjëherë, madje as gjatë Qeverisë Kurti 1. Andaj nuk mund t’i përgjigjësha një deklarimi, apo kontributi të tillë me një fjali të thjeshtë dëftore ofenduese”, tha Kurti.

Abdixhiku dy ditë më parë u shpreh se 100 ditët e qeverisë Kurti ishin dështimi më i madh në Kosovë. Ai u shpreh se Kosova nuk ka pasur asnjëherë fillim të qeverisjes kaq të dështuar se sa qeverisja e Kurtit 2.  

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 100 ditet e para te qeverisjes kurti albin kurti lumir abdixhiku 100 ditet e para te qeverisjes kurti albin kurti lumir abdixhiku

Sondazh

Poll