Bota

Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë takohet me Osmanin, i dorëzon një letër të dërguar nga Borrell 

1 Korrik 2021, 18:07 Nga DOSJA
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë takohet me Osmanin, i

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka pritur ditën e sotme në takim shefin e zyrës së BE-së Tomas Szunyog. Gazeta Ekspress shkruan se Szunyog i dorëzoj Osmanit letrën që i ka dërguar përfaqësuesi i BE-së Josep Borrell. Në njoftimin e Presidencës ata kanë diskutuar për marrëveshjen e stabilizim asociimit mes Kosovës dhe BE.

“Po ashtu, palët diskutuan për nivelin e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si dhe obligimet e të dyja palëve në këtë marrëveshje. Presidentja Osmani theksoi që Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, duke theksuar edhe rëndësinë e zbatimit të obligimeve të dala nga ajo edhe nga ana e Bashkimit Evropian”, thuhet në njoftim.

Më tej në takim ata gjithashtu diskutuan për mundësi të reja për bashkëpunim mes vendeve si dhe për mbështetjen e BE-së në implementimin e reformave në disa fusha të caktuara në Kosovë. Ndërsa nga ana tjetër Szunyog u shpreh se BE-ja e ka pranuar kërkesën e saj për të dërguar një mision vëzhgues në zgjedhjet e ardhshme lokale.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni josep borrell tomas szunyog vjosa osmani josep borrell tomas szunyog vjosa osmani

Sondazh

Poll