Bota

Pa praninë e bashkëshorteve, Princ William dhe vëllai i tij Harry zbuluan statujën e nënës së tyre të ndjerë Diana

1 Korrik 2021, 15:59 Nga DOSJA
Pa praninë e bashkëshorteve, Princ William dhe vëllai i tij Harry

BRITANI- Princi William dhe Princi Harry ditën e sotme kanë marrë pjesë në ceremonin e 60-vjetorit të nënës së tyre të ndjerë.

Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e Meghan Markle krah Princit Harry, si dhe dukesha Kate krah bashkëshortit të saj Princit William. Në foton e postuar në Instagram nga Princi William shihen vetëm dy vëllezërit përballë statujës së nënës së tyre Diana.

“Sot, në atë që do të kishte qenë ditëlindja e 60-të e Nënës sonë, ne kujtojmë dashurinë, forcën dhe karakterin e saj – cilësi që e bënë atë një forcë për të mirë në të gjithë botën, duke ndryshuar jetë të panumërta për mirë. Çdo ditë, urojmë që ajo të ishte akoma me ne dhe shpresa jonë është që kjo statujë të shihet përgjithmonë si një simbol i jetës dhe trashëgimisë së saj. Faleminderit Ian Rank-Broadley, Pip Morrison dhe ekipeve të tyre për punën e tyre të jashtëzakonshme, miqve dhe donatorëve që ndihmuan për të realizuar këtë dhe të gjithë atyre nëpër botë që mbajnë gjallë kujtesën e nënës sonë,“- shkruan William dedikuar nënës së tij.

 

 

A post shared by Duke and Duchess of Cambridge (@dukeandduchessofcambridge)

Marrëdhënia mes dy vllezërve vazhdon të jetë e pëçarë, pas deklaratës së William për Meghan Markle.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota dukesha kate meghan markle princi harry princi william dukesha kate meghan markle princi harry princi william

Sondazh

Poll