Bota

VENDIMI/ Osmani dhe Kurti emërojnë zv.drejtorin e ri të AKI-së: Ka 11 vjet përvojë

1 Korrik 2021, 16:45 Nga DOSJA
VENDIMI/ Osmani dhe Kurti emërojnë zv.drejtorin e ri të

KOSOVË- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë emëruar ditën e sotme Agon Bytyqin si zëvendësdrejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Në njoftimin e publikuar për mediat thuhet se Bytyqi, ka përfunduar Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës më 2008 si dhe ka një përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.  

“Një pjesë të studimeve, z.Bytyqi i ka përfunduar në SHBA. Ai, gjithashtu ka përfunduar provimin e Jurisprudencës më 2018. Ka përvojë 11-vjeçare në fushën e sigurisë, si dhe në atë të bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që ditën e djeshme Osmani si dhe Kurti shkarkuan nga detyra zëvendësdrejtorja e AKI-së Vlora Hyseni.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni agon bytyqi aki albin kurti vjosa osmani vlora hyseni agon bytyqi aki albin kurti vjosa osmani vlora hyseni

Sondazh

Poll