Bota

Mashtrime mbi të ardhurat vjetore, financieri i kompanisë Trump paditet në gjykatë

1 Korrik 2021, 16:06 Nga DOSJA
Mashtrime mbi të ardhurat vjetore, financieri i kompanisë Trump

SHBA- Shefi i financave të Organizatës Trump, Allen Weisselberg është akuzuar për mashtrim. The Wall Street Journal shkruan se ai dhe avokatët e kompanisë së ish-Presidentit, do të përballen me akuza të rëndë për mashtrime.

Ata gjithashtu kanë shmangur në mënyrë të paligjshme taksat për përfitimet e majme që kanë nga kompania si dhe për mashtrime të ndryshme në qira makinash, apartamente në Manhattan dhe shkollim në shkolla private.

Para gjykatës, Weisselberg si dhe avokatët e kompanisë së Trump pritet që të deklarohen të pafajshëm, ndërkohë që Weisselberg, mund të gjykohet në liri me kushte. 

Organizata Trump ka qenë objekt i një hetimi nga autoritetet e Neë York-ut për më shumë se dy vjet lidhur me pretendimet se raportoi në mënyrë të pasaktë vlerat e pronës për të siguruar hua dhe përfitime nga taksat.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota allen weisselberg organizata trump allen weisselberg organizata trump

Sondazh

Poll