Bota

Stotlenberg përfundon vizitën në Kosovë: Autoritetet policore nuk mund të shkojnë në veri të vendit pa marrëveshje me K

1 Korrik 2021, 16:31 Nga DOSJA
Stotlenberg përfundon vizitën në Kosovë: Autoritetet

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përfunduar takimin e tij në Kosovë ditën e sotme. Gjatë deklaratës për shtyp, Stotlenberg tha se se Kosova duhet që të respektojë marrëveshjen që të mos hyjë në pjesën veriore të Kosovës, pa biseduar me KFOR-in në fillim. 

“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it.Kjo reflekton sensitiviten e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balanc. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshjeje politike në kuadër të dialogut Prishtinë –Beograd”, tha ai.

Ai gjithashtu theksoi se marrëveshjet që janë nënshkruar duhet që të respektohen.  

“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me autoritetet e Kosovës dhe kjo marrëveshje për të gjitha vendet, nënshkruhet me personat që janë në pozicionet e tyre, dhe është ende valide. Dhe është përgjegjësi të zbatohet një marrëveshje që nënshkruhet”, theksoi tutje ai.

Ndërkohë që më tej, Stotlenberg tha se NATO do të vazhdojë të punojë me autoritetet kosovare të rendit. Në takimin që Stotlenberg pati me Kryeministrin Albin Kurti, ky i fundit e falenderoi atë për punën dhe mbështetjen që NATO i ka dhënë Kosovës.

“Kryeministri theksoi punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e FSK-së në një ushtri moderne, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e FSK-së për zgjerimin e partneritetit me NATO-n, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Në vizitën që Stotlenberg zhvilloi ditën e sotme në Kosovë, u takua me Albin Kurtin, Presidenten Vjosa Osmani, Ministrin e Mbrojtjes Armend Mehaj, komandantin e KFOR-it, Franco Frederici si dhe zytarë të tjerë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni armend mehaj franco frederici jens stoltenberg vjosa osmani armend mehaj franco frederici jens stoltenberg vjosa osmani

Sondazh

Poll