Bota

OBSH: Infektimet me Covid në Evropë po rriten me 10%, ndërsa vaksinimet janë të pakta 

1 Korrik 2021, 17:00 Nga DOSJA
OBSH: Infektimet me Covid në Evropë po rriten me 10%, ndërsa

EVROPË- Rastet e reja me Covid në të gjithë Evropën janë rritur me 10% pasi për rreth 10 javë rresht pësuan rënie. The Guardian shkruan se sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në Evropë mund të vijë një valë tjetër e Covid para vjeshtës.

OBSH-ja gjjithashtu ka bërë thirrje që vendet e Evropës të tregohen më të kujdeshme në monitorimin e situatës së Covid. Zyrtari i OBSH-së Katy Smallwood u shpreh se në vende si Rusia vdekjet ditore nga Covid janë relativisht të lartë. Në lidhje me variantin Delta të Covid, ai u shpreh se infeksionet nga ky variant në Evropë po rritën me shpejtësi, ndërsa për vaksinimin e popullsisë, ai u shpreh se ka ende shumë punë për të bërë, për të arritur sigurinë e duhur.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në të gjithë Evropën janë regjistruar 48,041,153 persona me Covid, ndërsa 1,103,642 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne evrope katy smallwood covid ne evrope katy smallwood

Sondazh

Poll