Bota

Sulmoi mjekun britanik për një foto, të riun e heqin nga puna, kryeministri Johnson: Është bandit

1 Korrik 2021, 15:40 Nga DOSJA
Sulmoi mjekun britanik për një foto, të riun e heqin nga puna,

ANGLI- Mjeku britanik Chris Whitty është “sulmuar” nga disa të rinj në Angli. The Guardian shkruan se disa ditë në parë teksa ishte në një park, mjeku u kap nga disa të rinj në mënyrë agresive vetëm për të bërë një foto. Pasi videoja e të rinjve u publikua, ajo u bë virale duke marrë reagime të shumta nga njerëz të thjeshtë si dhe publikë.

Ndër to reagime ishte edhe i Kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili në një postim në Twitter shkroi se ishte i tronditur kur pa videon, dhe i quajti ata banditë.

“Unë dënoj sjelljen e këtyre banditëve. Nëpunësit tanë të zellshëm nuk duhet të përballen me këtë lloj reagimi në rrugët tona dhe ne nuk do ta tolerojmë atë,” shkroi Johnson.

Pas tyre reagimeve, të dy të rinjtë kërkuan falje për videon që filmuan, duke thënë se ju vjen turp nga vetja. Një nga ata persona, i cili punonte si agjent shitje, tha se e hoqën nga puna pas kësaj videoje.

“Unë kërkoj falje për çdo shqetësim që shkaktova. Nëse e bëra të ndihet jo rehat, gjë që duket sikur e bëra, atëherë më vjen keq për të. Ai është një person mjaft i ndrojtur, dhe unë mendoj se kjo është arsyeja pse ai tha, ‘Largohu nga unë’. Nuk kishte asnjë qëllim të keq, nuk doja ta mërzisja atë,” tha ai

Ai më tej tha se kishte shpresuar të merrte një selfie me doktorin për t’ia treguar nënës së tij

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota boris johnson chris whitty boris johnson chris whitty

Sondazh

Poll