Bota

Konfirmohen dy rastet e para me variantin Delta të koronavirusit në Serbi, nuk ishin vaksinuar kundër COVID

1 Korrik 2021, 15:38 Nga DOSJA
Konfirmohen dy rastet e para me variantin Delta të koronavirusit në

SERBI– Dy raste me variantin Delta të koronavirusit janë konfirmuar ditën e sotme në Serbi. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë e Serbisë, e cila ka njoftuar se të dy pacientët janë në gjendje të qëndrueshme.

Mësohet se pacientët ishin kthyer nga jashtë vendit dhe nuk janë të vaksinuar kundër koronavirusit. Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, raste me këtë variant ka konfirmuar Kroacia më 28 qershor dhe pastaj Kosova më 29 qershor.

Çfarë është varianti Delta?

Varianti Delta i koronavirusit është shfaqur për herë të parë në Indi në tetor të vitit 2020 dhe që atëherë është përhapur në më shumë se 80 vende të botës. Organizata Botërore e Shëndetësisë, e ka cilësuar këtë variant me nivel transmetueshmëri më të madhe, ndërsa shkencëtarët janë duke studiuar arsyet e kësaj. Por, sipas OBSH-së, nuk ka ende të dhëna që tregojnë se Delta është më vdekjeprurëse se variantet e tjera. Studiuesit thonë se simptomat më të zakonshme që lidhen me variantin Delta janë: dhimbja e kokës, dhimbja e fytit dhe rrjedhja nga hunda.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni varianti delta varianti delta ne serbi varianti delta varianti delta ne serbi

Sondazh

Poll