Bota

Enver Hoxhaj heq dorë nga kandidimi për kryetar të PDK-së: Gjenerata e re mund të bëjë ndryshimin

1 Korrik 2021, 15:20 Nga DOSJA
Enver Hoxhaj heq dorë nga kandidimi për kryetar të PDK-së:

KOSOVË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj nuk do të garojë për postin e kryetarit të kësaj partie. Gjatë një konferenve për mediat, Hoxhaj u shpreh se vendimi që ka marrë nuk është as ikje nga detyra dhe as ikje nga përgjegjësia, por për t’i lënë radhën të rinjve. Ai u shpreh se gjenerata e re mund të bëjë ndryshimin në PDK, duke shtuar se është detyra e tyre që të mbështesin lidershipin e ri.

“Unë nuk jam kandidat për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Kjo nuk është ikje nga përgjegjësia, nuk është ikje nga detyra, nuk është ikje nga puna. Gjenerata e re mund ta bëjë ndryshimin në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa detyra jonë është që ta mbështesim lidershipin e ri”, tha Hoxhaj.

Zgjedhjet në PDK do të mbahen në 3 korrik, ndërkohë që deri tani i vetmi kandidat për kryatr të partisë është Memli Krasniqi. Asnjë person tjetër nuk ka shprehur dëshirën për të kandiduar.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni enver hoxhaj memli krasniqi zgjedhjet brenda pdk enver hoxhaj memli krasniqi zgjedhjet brenda pdk

Sondazh

Poll