Bota

Ishte zhdukur që prej një jave, gjendet e vdekur turistja franceze në Greqi, arsyeja mbetet mister

1 Korrik 2021, 14:21 Nga DOSJA
Ishte zhdukur që prej një jave, gjendet e vdekur turistja franceze

GREQI– Turistja 29-vjeçare franceze Violet Gigano, e cila kërkohej prej një jave në shtetin Grek, është gjetur e vdekur ditën e sotme.

Mediat greke shkruajnë se turistja franceze, e cila ishte një infermiere në Spitalin Universitar të Nantes, u gjet më pasditen e sotme, në një luginë rreth pesë kilometra nga Elafonissi.

Vendi ku u gjet trupi i pajetë është afër plazhit Krios, ku u gjet edhe makina e saj. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së vajzës franceze, ndërsa po vijojnë hetimet.

29-vjeçarja rezulton e humbur që prej një jave. Ajo arriti në Chania vetëm më 21 qershor për pushime, ku çdo ditë postonte foto dhe video në rrjetet sociale dhe kontaktonte me familjen, deri më 24 qershor. Ajo duhej që të kthehej për në Francë më 28 qershor, por u zhduk nga faqja e dheut. Sinjali” i fundit në celularin e saj tregoi se ajo ishte në Elafonissi. Fotoja e fundit që ajo postoi ishte nga Elafonisi, ku shkruante se kishte mbërritur pas tre orësh udhëtim. Por më pas thjeshtë u zhduk. Familja e saj së pari informoi autoritetet franceze pasi nuk mund të kontaktonin me të dhe më pas alarmi u dha edhe në Greqi.

(kle.mu./dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni violet gigano zhduket violet gigano ne greqi violet gigano zhduket violet gigano ne greqi

Sondazh

Poll