Bota

Bilanci Covid Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe 10 raste të reja me koronavirus

1 Korrik 2021, 13:07 Nga DOSJA
Bilanci Covid Kosovë/ Asnjë humbje jete dhe 10 raste të reja me

KOSOVË-Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 10 raste të reja të infektuara me këtë virus. Ndërsa janë shëruar 12 persona.

Njoftimi i IKSHPK:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.517 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 189.006 doza të vaksinës. Deri më sot 45.015 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.580 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.345. Në total numri i rasteve aktive është 165.

(E.K/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora covid19 kosove covid19 kosove

Sondazh

Poll