Aktualitet

Harroi të aktivizonte frenat e dorës! Si ndodhi aksidenti me pesë të plagosur në Elbasan, shoferi parkoi në vend të pjerr

1 Korrik 2021, 16:08 Nga DOSJA
Harroi të aktivizonte frenat e dorës! Si ndodhi aksidenti me pesë

ELBASANDosja.al ka zbardhur rrethanat e ngjarjes aksidentale që la pas pesë persona të plagosur, pasditen e sotme.

Mësohet se drejtuesi i makinës brenda të cilës ndodheshin edhe katër persona të tjerë, ka parkuar në një vend të pjerrët në fshatin Selçan të Elbasanit dhe ka zbritur duke harruar të aktivizojë frenat e dorës.

Për pasojë, makina me targa ‘AA 506 MY’ ka nisur të ecë vetë, e favorizuar dhe nga pjerrësia e rrugës. Drejtuesi është përpjekur të futet sërish në makinë, por e vetmja gjë që ka arritur është të plagoset edhe vetë bashkë me katër personat që ndodheshin brenda mjetit. 

Dy prej tyre, njëri 70 vjeç, mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet pese te plagosur ne aksident pese te plagosur ne aksident

Sondazh

Poll