Aktualitet

Shënohen dy raste me Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri, asnjë viktimë

1 Korrik 2021, 14:34 Nga DOSJA
Shënohen dy raste me Covid-19 në 24 orët e fundit në

SHQIPËRI– 2 mijë e 456 viktima, 53 të infektuar aktivë dhe 130 mijë e 14 të shëruar. Ky është bilanci i Covid në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë në vend që nga nisja e saj. Në bilancin e 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se as sot, nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në vend.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 2 raste te reja nga 4024 testime të kryera: 1 rast në Shkodër, 1 në Durrës. Aktualisht janë 53 pacientë aktivë me COVID19. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 2 pacientë. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,014 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 4024

Testime totale 808,786
Raste pozitive 132,523
Raste të shëruara 130,014
Raste Aktive 53
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22
Shkodër 13
Elbasan 6
Durrës 5
Lezhë 3
Berat 2
Fier 1
Vlorë 1

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll