Aktualitet

EMRI/ I dënuar me 9 muaj burg, arrestohet i shpalluri në kërkim në Fier

1 Korrik 2021, 13:51 Nga DOSJA
EMRI/ I dënuar me 9 muaj burg, arrestohet i shpalluri në kërkim

FIER– Renato Agalliu, 55 vjeç, banues në Fier është vënë në pranga pasi isshpallur në kërkim kombëtar. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se Agalliu është dënuar me nëntë muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Fier.

Njoftimi i policisë Fier: Kapet dhe ndalohet 1 shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ndaluan shtetasin: Renato Agalliu, 55 vjeç, banues në Fier. 

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 18.05.2021, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet renato agalliu policia e fierit renato agalliu arrestohet renato agalliu policia e fierit renato agalliu

Sondazh

Poll