Ishte parkuar në vend të pjerrët, makina del nga rruga dhe përfundon në oborrin e një shtëpie, plagosen pesë persona në
1 Korrik 2021, 15:41Nga DOSJA
ELBASAN- Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selçan të Elbasanit.
Mësohet se drejtuesi i makinës brenda të cilës ndodheshin edhe katër persona të tjerë, ka parkuar në një vend të pjerrët në fshatin Selçan të Elbasanit dhe ka zbritur duke harruar të aktivizojë frenat e dorës.
Për pasojë, makina me targa ‘AA 506 MY’ ka nisur të ecë vetë, e favorizuar dhe nga pjerrësia e rrugës. Drejtuesi është përpjekur të futet sërish në makinë, por e vetmja gjë që ka arritur është të plagoset edhe vetë bashkë me katër personat që ndodheshin brenda mjetit.
Dy prej tyre, njëri 70 vjeç, mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Të plagosurit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjithsesi, ende nuk ka një njoftim zyrtar për rastin në fjalë.
(f.m/dosja.l)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË– Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në rrugë për zbatimin e rregullave, janë goditur dy raste të mitëdhënies. Policia bën me dije se një 21-vj...
VLORË– Sotir Tafili menaxhon prej 15 vitesh një strukturë shërbimi në plazhin e Nartës. Këtë vit aplikoi në e-albania për të shfrytëzuar të njëjtën hapësi...
SARANDË– Aksidenti i trefishtë i ndodhur mesditen e sotme në Sarandë ka frikësuar dy turistë sllovenë, të cilët sapo kishin ardhur në bregdetin shqiptar pë...
TIRANË– Drejtuesi i komanduar i Prokurorisë së Kukësit, Edmond Karriqi, i arrestuar një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë Speciale kundër Korrups...
SHQIPËRI– 2 mijë e 456 viktima, 53 të infektuar aktivë dhe 130 mijë e 14 të shëruar. Ky është bilanci i Covid në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë ...
BERAT– Vijon prej katër ditësh lufta me zjarrin në Malin e Tomorrit, ku deri më tani janë shkrumbuar rreth 21 hektarë pyje.Terreni i thepisur, era e madhe e mbr...
TIRANË– Dy persona janë vënë në pranga pasi akuzohen për shpërndarje të parave të falsifikuara. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se personat me i...
KUKËS– Sipërfaqet pyjore në fshatin Kalimash në afërsi të rrugës Kolsh-Kalimash janë përfshirë ditën e sotme nga flakët.Mësohet se zjarri ka qenë i p...