Aktualitet

Flakët shkrumbojnë mbi 21 ha pyje në Malin e Tomorrit! Helikopterët, zjarrëfikësit dhe banorët në luftë me zjarrin prej

1 Korrik 2021, 14:13 Nga DOSJA
Flakët shkrumbojnë mbi 21 ha pyje në Malin e Tomorrit!

BERAT– Vijon prej katër ditësh lufta me zjarrin në Malin e Tomorrit, ku deri më tani janë shkrumbuar rreth 21 hektarë pyje.

Terreni i thepisur, era e madhe e mbrëmjes së djeshme dhe temperaturat e larta kanë bërë që zjarri të përhapet edhe më shumë, duke bërë edhe më të vështirë punën për shuarjen e flakëve.

Siç duket në videon e Balkanweb, banorët mundohen të shuajnë flakët me barishte në duar, ndërsa edhe ditën e sotme dy helikopterë kanë kryer 24 hedhje uji nga lartësia në të dyja vatrat e zjarrit dhe janë duke vazhduar sërish por edhe kjo nuk ka mjaftuar që të neutralizohen vatrat e zjarrit që përhapen me shpejtësi nga era.

 

Zjarri nisi në fshatin Lybeshë pasi disa banorë që mblidhin bimë medicinale ndezën zjarr, si pasojë nga Policia e Shtetit janë arrestuar 2 persona dhe janë nën hetim në gjendje të lirë 3 të tjerë. Në pranga ranë Bardhyl Murati, 50 vjeç dhe Elton Topi, 32 vjeç, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha, zjarr që ende nuk po mund të shuhet për shkak të terrenit. 

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mali i tomorrit zjarri ne malin e tomorrit mali i tomorrit zjarri ne malin e tomorrit

Sondazh

Poll